Futboll

Këto janë të gjitha ardhjet te Vllaznia e Pozharanit

Vllaznia e Pozharanit, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, sivjet është treguar tejet aktive, duke sjellë prurje të reja në ekip, me të cilat mëton që të ruaj statusin në Ligën e Parë të Kosovës.

KF Vllaznia ka bërë të ditur se gjatë këtij afati, në ekip ka sjellë lojtarët: Kujtim Pantina, Armend Kastrati, Petrit Tahiri, Ismet Caka, Rinor Karaxha dhe Leutrim Teplani, kurse kanë paralajmëruar edhe ardhje të reja.

You Might Also Like