Futboll

Këto janë rezultatet në arenën ndërkombëtare të kundërshtarit të Dritës

Kundërshtari i Dritës në Champions League FC Santa Coloma është ekip nga Andorra, nga fshati Santa Coloma jo fort larg kryeqytetit të Andorrës. Santa Coloma, sipas regjistrimit të vitit 2012, ka 3 mijë e 40 banorë, kurse klubi i futbollit nga ky vend është më i suksesshmi dhe pjesa më e madhe e lojtarëve  janë me nënshtetësi spanjolle.

Në pjesëmarrje në garat evropiane deri më tashti, vetëm dy herë ia kishte dalë të shënojë fitore me rezultat 1:0 ndaj Macabi Telavivit më 2007/2008 dhe ekipit nga Armenia, Banants më 2014/2015, ekip të cilin ia kishte arritur t’a eliminojë në raundin e parë.

You Might Also Like