Futboll

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit për Kupën e Kosovës

SC Gjilani, me rezultat të thellë 6:1 ka mundur 2 Korrikun e Prishtinës dhe është kualifikuar për një raund tjetër të garave të Kupës, që do të zhvillohen në muajin shkurt të vitit 2020. Gjilani, që po lufton në dy fronte, ngase pozicionohet në vendin e dytë, mëton që vitin e ardhshëm të dal në Evropë, andaj pos titullit të kampionit apo edhe vendit të dytë, mundësi e mirë është edhe fitimi i Kupës së Kosovës.

Deri në arritjen e këtij qëllimi, në garë gjithnjë e më tepër po mbeten ekipe të mira, ngase pos Gjilanit, biletën për garat e mëtejme i kanë siguruar edhe Prishtina, Vushtrria, Liria e Prizrenit, Dukagjini i Klinës, Drenica, Feronikli dhe Ballkani.

You Might Also Like