Sportet me dorë

KB Drita me katër përforcime

Klubi i Basketbollit Drita seriozisht mëton rikthimin në elitën e basketbollit kosovar. Klubi bardh e kaltër është përforcuar me katër lojtarë në pozita të ndryshme dhe me fondin e lojtarëve që ka është kandidatja kryesore që të kthehet aty ku e ka vendin, në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Fazli Fazliu, kryerar në KB Drita, ka theksuar se kanë angazhuar qendrën amerikane 210 centimetra Laurence Edwan Don, cilësitë e të cilit dihen, ngase edhe më herët ai pati veshur petkun e KB Drita. Tr përforcimet tjera janë vendore, Kushtrim Zeqiriaj , Yll Belegu dhe Liridon Asllani.

Se cila është forca e KB Drita do të shihet shumë shpejt, ngase qysh më 25 janar e prêt një ndeshje shumë e vështirë, kur klubi gjilanas do të përballet me ekipin më të fortë në Kosovë, KB Peja. Kjo ndeshje është e vlefshme për Kupën e Kosovës në Basketboll. Ditë të mira për Dritën po vijnë.

Ekipi gjilanas, pas pjesës vjeshtore është radhitur në pozitën e tretë, ku nga shtatë ndeshje kanë pesë fitore e dy humbje. Dy pikë më shumë se Drita ka ekipi Borea, derisa një pikë më shumë ka ekipi i Vushtrrisë.

You Might Also Like