Sportet luftarake

Karateistja Fortesa Orana është një fitore larg medaljes së bronztë

Karateistja Fortesa Orana është një fitore larg suksesit më të madh në karrierë. Orana është pranë fitimit të medaljes së bronztë evropiane, në kampionatin evropian për senior, që po mbahet në Guadalajara të Spanjës.
Orana shënoi tri fitore, ndërsa medaljen po e kërkon përmes repesazhit, ku shënoi dy fitore.
Ajo në luftë për të bronztën do të ndeshet me finlandezen, Titta Keinanen, kategoria +68 kg.
I urojmë fat dhe suksese Fortesës në luftën për medalje, që zhvillohet të shtunën.

You Might Also Like