LAJME

Kadriu konfirmon se është arritur marrëveshja LDK-AAK

Rexhep Kadriu, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan ka konfirmuar se është arritur marrëveshja LDK-AAK për të qeverisur në Gjilan. Sipas tij, është ai që ka arritur marrëveshje me Lutfi Hazirin e LDK-së për katër vitet e ardhshme në komunën e Gjilanit.

“ Kjo marrëveshje bazohet ne harmonizimin e programeve të përbashkëta zhvillimore por edhe performanca e përbashkët e treguar në bashkëqeverisje mes këtyre dy partive në periudhën 2014-2018. Pra në ditët në vijim do t’ ju njoftojmë për drejtoritë me te cilat do te udhëheqë AAK,  por edhe emrat të cilët do të drejtojnë këto drejtori”, ka thënë Kadriu.

You Might Also Like