Sportet luftarake

Ka ndërruar jetë trajneri i karatesë, Xhevat Shabani

 

Ka ndërruar jetë trajneri i karatesë Xhevat Shabani, është bërë publike nga kolegët e tij, të cilët kanë bërë të ditur edhe kohën e varrimit të tij. Në njoftim është thënë:

Nesër me datë 05.11.2019 në varrezat e qytetit të Gjilanit do t’i jepet lamtumira e fundit trajnerit të karatesë Gjilanase Xhevat Shabanit. Për të gjithë ata që e njohën trajnerin Xhevat ai çmohej si person me virtyte të larta njerëzore, e si i tillë do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona. Dha shumë për sportin e karatesë dhe e shkriu veten për gjeneratat e reja. Trajnerin Xhevat do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe dashuri.
Pusho në paqe, trajneri Xhevat.

You Might Also Like