Sportet me dorë

Junioret e Dritës kampione të Kosovës në volejboll

Volejbolli femëror në Gjilan po shënon rezultate të lakmueshme në vazhdimësi, kurse lokalet e këtij klubi janë mbushur me përplot kupa, titujsh kampioni e trofe të sjella nga turne të ndryshëm.

Senioret pa asnjë humbje janë radhitur të parat dhe do të nisin nga pozita e parë në garat e play-offit, ato kanë siguruar edhe finale e kupës, kurse suksesin më të fundit e kanë shënuar junioret e Dritës, të cilat janë shpallë kampione të Kosovës.

Junioret gjilanase ishin të pakonkurencë dhe në finale kanë ngadhënjyer ndaj ekipit Prishtina Volej, me rezultat bindës 3:0.

Sic ka theksuar Valon Zymberi, trajner, në këtë ndeshje Drita është paraqitur pa lojtaren Fjolla Shabani, e cila pati pësuar një lëndim gjatë javës që e lamë pas, por ishte pikërisht motra e saj, Vesa Shabani, e cila e ka zëvendësuar atë dhe ka bërë një ndeshje shumë të mirë, për të dhënë kontributin e saj për të ngadhënjyer.

“Të gjitha lojtaret bënë paraqitje fantastike dhe fazën e rregullt të garave e mbyllën pa asnjë humbje”, ka thënë Valon Zymberi, trajner, I cili ka shtuar se, me fitoren ndaj Prishtina Volej, vashat gjilanase u shpallën kampione dhe u nderuan me medalje dhe Kupën e Kampionit.

You Might Also Like