Futboll

Josa: Nuk e kemi pritur një ndeshje kaq të lehtë

Prishtina ka marrë tri pikë tejet të rëndësishme në udhëtim te Gjilani pas fitores së thellë 3:0.

Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve, Mirel Josa ka thënë se nuk ka pritur lojë kaq të lehtë, raporton Gazetasheshi.com.

“Nuk e kemi pritur një ndeshje kaq të lehtë, pasi që Gjilani e ka treguar vetën në ndeshjet e tjera. Në fakt bëmë një paraqitje të mirë dhe duhet të ecim me ritëm të tillë”, theksoi Josa për SuperSport.

“Lojtarët që vijnë nga prapa kanë kualitet për ta vendosur ndeshjen”, shtoi Josa.

Prishtina po e ndjek hap pas hapi Feronikelin në renditje dhe diferenca e pikëve vazhdon të jetë e njëjtë me liderin.

You Might Also Like