Libri

Jean-Yves Carlen vjen edhe me një libër të ri për Kosovën

Shkrimtari francez, Jean – Yves Carlen, që njihet si një luftëtar i madh i të drejtave dhe lirive të njeriut po, edhe si mik i madh i Kosovës, vjen edhe me një libër të ri për Kosovën.
Pas librit poetik nën titullit, “Lule për Kosovën”, si dhe librit tjetër që pasoi më pas, “Tregime të Kosovës”, Zhan Iv Karleni, edhe librin e tij të tretë ia dedikon Kosovës, përkatësishst mikut të tij tashmë të ndjerë, Ilir Mustafës, ai i cili edhe e kish sjellur në Kosovë qysh në fillim të viteeve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar..
” SEKRET I BLERINIT DHE PROZA TË TJERA,” titullohet libri i ri i këtij miku të madh të shqiptarëve, të cilat mbajnë dhe nëntitullin ( Tregime të reja për Kosovën).
Libri bshtë përgatitur për shtyp nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” dhe, kah mesi i javës që vjen del prej shtypit, në dy gjuhë, frengjsith e shqip, të cilat gjuhë shënojnë dy vendet shtetet më ta dashura të Zhan Ivit apo dhe dy gjuhët e zemrës së tij.

You Might Also Like