Futboll

Ja si qëndrojnë në tabelë Drita dhe Gjilani

U duk se Drita zuri hapin me konkurrentët për titull dhe pritej që edhe sivjet të jetë në garë për titull, por sa herë që po duket se punët po shkojnë mbarë, po vije befasia. Kjo i ndodhi ekipit bardh e kaltër në ballafaqim me Lirinë kur u mposht me rezultat 0:1.

Drita mbeti në kuotën e 22 pikëve, me 7 fitore, një barazim e gjashtë humbje me goldallim 24:18, që ekipin e Dritës e lë në pozitën e katërt, por me shpresa që në vazhdim t’i kthehet fitoreve.

Edhe Gjilani pati patur rastin që të dal në vendin e dytë, kur i ishte dashur fitorja pikërisht  ndaj Lirisë, por edhe Gjilani kishte vepruar njëjtë si Drita, duke humbur 0:1. Sedat Pajazitit, kryetrajner i Gjilanit, shumë i ishin dhimbsur ato pikë e tashti, në një ndeshje shumë më të vështirë nxori një pikë, duke barazuar me Trepçën ’89 me rezultat 1;1.

Gjilani ka një pikë më pak se sa Drita, pra 21 dhe renditet në pozitën e gjashtë, duke arritur 6 fitore, 3 barazime e 5 humbje. Goldallimin e ka 14:15, kurse pikërisht në ndeshjen e radhës prêt që sërish t’I rikthehet fitoreve.

Ja pozita e ekipeve gjilanase në tabelë:

You Might Also Like