Futboll

Ja rezultatet e ekipeve të Anamoravës në Ligën e Parë

Fitojnë Vitia e Vllaznia, barazon Kika, humb Bashkimi. Këto janë të arriturat e ekipeve anamoravase në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll.

Vitia në fushë të vet e ka mposhtur 2 Korrikun e Prishtinës me rezultat 2:1 dhe ekipi që drejtohet nga Milaim Zuzaku vazhdon të jetë në katërshen që mundëson inkuadrim në rang më të lartë të garave.

Serinë e mirë të rezultateve e ka vazhduar edhe Vllaznia e Pozharanit, e cila në këtë xhiro në fushë të vet e ka pritur ekipin e Drenasit, të cilin e mposhti me rezultat të ngushtë 1:0.

Punë të vështirë në fushë të vet ka patur edhe Kika e Hogoshtit, e cila është përballur me Dukagjinin e Klinës, ekip ky që synim e ka inkuadrimin në rang më të lartë të garave. Pas një ndeshje tejet interesante ekipet janë ndarë me rezultat të barabartë 1:1.

Në këtë xhiro më së keqi kaloi Bashkimi i Koretinit, që ishte mysafir I Besës së Pejës. Ekipi pejan ka ngadhënjyer me rezultat 1 :0.

Rezultatet e plota të kësaj xhiroje ishin :

 

 

Vëllaznimi – Onix             4:1

Besa – Bashkimi              1:0

Kika – Dukagjini              1:1

Vitia – 2 Korriku              2:1

Arbëria – R. Sadiku          0:2

Tabela ka këtë pamje:

Vllaznia – Drenasi            1:0

 

You Might Also Like