Sportet me dorë

Ja kush e fitoi derbin e Anamoravës në hendboll

Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani ka ruajtur ritmin që ka nisur sivjet, ngase në derbin e Anamoravës në hendboll, ka mposhtur ekipin e Zhegrës me rezultat 34:31.

Zhegra që në këtë ndeshje ishte vendase, ka pasur një paraqitje shumë të mirë, por ekipi bardh e kaltër nga Gjilani për një nuancë ishte ekip më i mirë, andaj ngadhënjeu me plot meritë me tre gola dallim.

Në pjesëlojën e parë Drita ishte më e mirë dhe atë e përmbylli në dobi të vetin me rezultat 17:11, derisa në pjesën e dytë më e mirë ishte ekipi Zhegrës, por pos që arriti të zbus rezultatin nuk ia doli të bëjë më shumë.

Me këtë fitore, tashti Drita mban pozitën e dytë, bashkë me Kastriotin e Trepçën  që kanë grumbulluar nga 19 pikë, derisa Zhegra radhitet e shtata me tetë pikë të tubuara.

 

 

You Might Also Like