Sportet me dorë

Ja kundërshtarët e mundshëm të KV Drita në Challenge Cup

Kampionia e Kosovës në Volejboll KV Drita, këtë të mërkurë do të mësojë kundërshtarin në garat e Challenge Cup. Ekipi gjilanas, këtë vit nuk do të garojë në Chamnpions League, ngase ka përzgjedhur një rrugë tjetër për të sprovuar veten në Evropë.

Trajneri Lorik Ilazi, ka thënë se shorti do të hidhet këtë të mërkurë në Luksemburg me fillim në ora 15 e 30 minuta.

Kundërshtarë të mundshëm të KV Drita në këtë xhiro janë ekipet e vazos së dytë: Skavka (Sllovakia), Ponta (Portugali), RSR (Luksemburgu), Holte (Danimarka), Rigas (Letonia), Engelholm (Suedia), Dresden (Gjermania).

You Might Also Like