Futboll

Ja me kë do të përballen ekipet gjilanase në nismë të kampionatit

Dy klubet gjilanase, Drita dhe Gjilani, kampionatin e ri do t’a nisin me dy superndeshje, ngase që në nismë përballë do t’i kenë dy ekipe të njohura, Prishtinën, që sivjet na përfaqësoi në eliminatoret për Kupën e UEFA-së dhe Besën, që është fituese e Kupës së Kosovës, por që në mungesë të licencimit u desh që vendin në Evropë t’ia lë Prishtinës, që ishte e dyta në kampionat.

Kështu, që në xhiron e parë, Drita do të udhëtojë në Prishtinë, për t’u përballur me ekipin nga kryeqyteti, derisa Gjilani në fushë të vet do t’a pres ekipin e Besës së Pejës.

Në këtë kampionat, pritet që në Gjilan ndeshjet t’i zhvillojë edhe ekipi i Vllaznisë së Pozharanit, kurse ekipi kuq e gjelbër në ndeshjen e parë do të përballet me Feroniklin, në ndeshjen që do të zhvillohet në Drenas.

You Might Also Like