Futboll, LAJME

Ja ekipi me të cilin Drita do të përballet në barazh

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, që në kampionatin e sivjetmë është radhitur në pozitën e nëntë, me gjithë fitoren e sotme ndaj Besës me rezultat 2:0, nuk ia ka dalë që t’i ik ndeshjes së barazhit, pasi që edhe kundërshtari i saj Liria e Prizrenit ka shënuar fitore ndaj Hajvalisë.

Kështu ekipi bardh e kaltër nga Gjilani që për herë të tretë radhazi do të luaj një ndeshje barazhi, do të përballet me Dukagjinin e Klinës.

Ndeshja e barazhit do të zhvillohet në terren neutral. Do të ketë vetëm një ndeshje, kurse në rast që ndeshja përfundon baraz, atëherë do të luhet dy herë nga 15 minuta e në rast se edhe atëherë nuk do të ketë fitues do të ekzekutohen penaltitë për të përcaktuar fituesin.

You Might Also Like