Futboll

Ja ekipi i Dritës që para 15 viteve kishte mposhtur Prishtinën

Rreth 15 vite kishte vuajtur Drita e Gjilanit që të mposht Prishtinën si mysafire dhe një gjë të tillë e ka arritur këtë të shtunë, kur me një gol të Leotrim Kryeziut, ekipi bardh e kaltër ka ngadhënjyer me rezultat 0:1.

Intelektualët, tifozët më të zjarrtë të Dritës kishin harruar se kur e kishin mposhtur Prishtinën në fushë të saj, por ka shikues të atillë që e mbajnë mend fitoren e nëntorit të vitit 2002, kur në Prishtinë kishin ngadhënjyer me rezultat 1:2. Intelektualët kanë postuar edhe një foto, në të cilën shihen lojtarë të njohur të këtij ekipi, si Shahini, Salihu, Ismajli, Limani, Berisha, Isufi e lojtarë të tjerë të asaj gjenerate, të cilët të udhëhequr nga Hysni Maxhuni kishin ngadhënjyer me rezultat 1:2.

 

You Might Also Like