Futboll

Ja çfarë kërkojnë Skifterët nga futbollistët e Gjilanit

Adhuruesit më të flaktë të KF Gjilani, kanë një kërkesë nga futbollistët e Gjilanit, të cilët në ndeshjen jetike për këtë klub nuk ia kanë dalë të fitojnë, përkundër se gjatë tërë ndeshjes sulmuan drejt portës së Drenicës.

 

Ja postimi i plotë i Skifterave :

 

Sot u zhgënjyem nga klubi jone ne një ndeshje te cilën duhej ta fitonim.

Lojtaret tone duhet ta kuptojnë peshën e fanellës te cilën e bartin. Ajo është e ndërtuar me shume mund , kontribut , sakrifice e vetëmohim nder shume vite te tera.

Ne fituam shume beteja për ju, është koha qe ju ne ndeshjen e fundit te ktheheni me nder duke treguar se dini, mundeni dhe e meritoni.

Skifterët e pranishëm i falenderojm për anim korrekt dhe mbështetje te pandalshme përgjatë gjithë lojës.

 

You Might Also Like