Futboll

Isufi: Vazhdojmë në qëllimin tonë

Drita vazhdon formën e mirë këtë edicion në Vala Superligës. Gjilanasit mposhtën 2:0 Vllazninë për të ruajtur kreun e renditjes.

Drita në këtë duel dominoi totalisht, por shënoi vetëm dy herë në pjesën e parë. Ndërsa, shterpësia në pjesën e dytë po e brengon trajnerin, Bekim Isufi.

“Në fillim të ndeshjes po i bëjmë presion kundërshtarit dhe si rrjedhojë po ia dalim të shënojmë. Sot jam i kënaqur me atë që treguan futbollistët në pjesën e parë, por jo edhe në pjesën e dytë, pasi ne kishim një lojtar më shumë në fushë. Na mbetet të punohet që të jemi më agresivë në pjesën e dytë”, deklaroi Isufi.

 

You Might Also Like