Futboll

Isufi: Do të mundohemi t’i përmirësojmë disa gabime nga dueli i parë

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi bashkë me kapitenin, Ardian Limani kanë mbajtur konferencë për media para duelit të kthimit me Malmon që luhet nesër në Suedi, raporton Gazetasheshi.com

Isufi është shprehur tejet i matur për këtë duel, duke thënë se djelmoshat e tij do të hyjnë për t’u angazhuar maksmalisht, teksa sipas tij, atmosfera është e mirë.

“Ne e pamë edhe ndeshjen e parë fuqinë e kundërshtarit. Do të mundohemi t’i përmirësojmë disa gabime nga dueli i parë edhe pse do të jetë shumë vështirë. Ne do ta japim maksimumin, por natyrisht kundërshtari ka përparësi të mëdha”, deklaroi Isufi, raporton Gazetasheshi.com.

Drita e kishte humbur duelin e parë në Mitrovicë 3:0. Sfida e nesërme luhet nesër prej orës 19:00. /Gazeta Sheshi/

You Might Also Like