Futboll

Isufi: Për tabelën mund të flasim vetëm pasi të përfundojë kampionati

Drita ka reaizuar fitoren e radhës, teksa ma poshtur Flamurtarin 3:1. Tani, gjilanasit janë të parët në renditje me tri pikë më shumë se Prishtina që është e dyta.

Pas ndeshjes, trajneri Bekim Isufi tregoi për vështirësitë që pati ekipi i tij për ta fituar ndeshjen, transmeton Gazetasheshi.com.

“Flamurtari është një kundërshtar i cili gjatë kampionatit na ka nxjerrë vështirësi dhe kjo u pa edhe sot. E kemi ditur se kemi të bëjmë me një kundërshtar që nuk ka cfarë të humbë. Pjesa e parë tregoi se jemi më të mirë dhe këtu filloi një llojë relaksi që bëri edhe të pranojmë gol. Në pjesën e dytë u mobilizuam shpejt dhe rikthyem epërsinë pas golit që morëm dhe fituam me meritë”, deklaroi Isufi për SuperSport.

Ai foli edhe për presionin që po e ndjen skuadra e tij.

“Kur je në kreun e tabelës presioni është më i madh, sepse të gjithë sytë i kanë nga ti. Drita ka ekip që të krijojë një rezultat më herët dhe të jetë me e qetë gjatë ndeshjes”, vijoi Isufi që foli edhe për zëvendësuesin Haxhi Neziraj që shënoi golin e dytë, duke thënë se shtë lojtar i jashtëzakonshëm

Krejt në fund, Isufi u deklarua edhe për pozitën e parë në renditje dhe përjashtimin nga bankina për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve.

“Edhe Gjilani e Vëllaznimi kanë gjasa për titull, pasi janë edhe tetë ndeshje. Prandaj, për tabelën mund të flasim vetëm pasi të përfundojë kampionati. Ne do ta marrim secilën ndeshje me seriozitet. Sa i përket përjashtimit, ne trajnerët dim të dalim nga vetja, nganjëherë na falet, nganjeherë jo, por duhet të jemi të kujdesshëm”, përfundoi Isufi.

Drita në xhiron e ardhshme luan ndaj Besës në udhëtim.

You Might Also Like