Gjilan

Isufi: Baca Limon, veprimtar, humanist e atdhetar i devotshëm

Qytetarë të nderuar, aktivistë,
sot në moshën 94 vjeçare ka ndërruar jetë një veprimtar Atdhetar, Limon Ymer Isufi, apo siç e njohin të gjithë baca Limon – babai i komandantit të Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.

Ishte një aktivist e humanist, atdhetar i devotshëm, pjesëmarrës në shumë ngjarje me rëndësi që nga Lufta e Dytë Botërore. Njeri i mirë e me virtyte të larta njerëzore e kombëtare.

E gjithë familja, shoqëria e të gjitha moshave, do të ndjejmë mungesën dhe zbrazëtinë që do të lë baca Limon. U prehtë në paqe baca Limon, e gjithë familjes, shokëve dhe miqësisë së gjerë të tij u shprehim ngushëllimet tona më të thella!

Kryetari i qendrës së Lëvizjes në Gjilan – Nevzad Isufi

You Might Also Like