Gjilan

Ismajli: Gjaku i Tefikut dhe Nushit, u bë drita e lirisë së sotme

 

Gjilan, 21 dhjetor 2019 – Isntitucionet komunale të Gjilanit, të cilave u ka prirë nënkryetari Arbër Ismajli, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve, në nderim të Tefik e Hanumshahe Zymberit, me rastin e ditëlindjes së tij dhe nderimit me mirënjohje nga Presidenca e Kosovës.

 

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha me këtë rast se gjaku i Tefik dhe Hanumshahe Zymberi u bë drita e lirisë së sotme.

 

“Këta dy dëshmorë, nuk kanë qenë vetëm të Karadakut e Gjilanit, por kanë qenë dhe do të mbeten të gjithë Kosovës. Republika jonë kurrë nuk do të zhbëhet, jo për shkakun tonë, por për shkak të themeleve që i kanë vënë me gjakun e tyre Tefiku e Hanumshahja dhe të gjithë dëshmorët e kombit. Përulemi përjetësisht para sakrificës së tyre”, ka thënë Ismajli.

 

Ndërkohë, me fillim në ora 13:00, në sallën e teatrit të qytetit, mbahet akademia përkujtimore kushtuar jetes dhe veprës së Tefik e Hanumshahe Zymberit.

You Might Also Like