Futboll

Ish-kapiteni i Gjilanit kalon te Drita

Drita ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar.

Skuadra e Bekim Isufit sot ka prezantuar mesfushorin, Filonit Shaqiri, i cili është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit, raporton Gazetasheshi.com.

Sipas faqes së klubit, Filoniti është shprehur shumë i kënaqur që tani është pjesë e kampionit, dhe është i gatshëm që ta ndihmojë ekipin për sezonin e ri.

Mesfushori së fundmi ishte pjesë e Gjilanit.

You Might Also Like