Sportet me dorë

Intelektualët dhe volejbolli, a do të përsëritet rekordi i vitit të kaluar

Në finale të “play-offit” të vitit të kaluar, kur ishin përballë KV Drita dhe KV Skenderaj, ishte shënuar rekord I shikueshmërisë nëpër palestrat tona në një ndeshje volejbolli. Salla ishte e mbushur përplot me shikues, kurse Drita ia kishte dalë që për të satën herë radhazi të shpallet kampione.

KV Drita edhe sivjet do të luaj në “play-off” por para se të prek finale, ajo duhet të kalojë ballafaqimin gjysmëfinal me KV Kastriotin nga Ferizaj, ndeshje kjo që luhet këtë të mërkurë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, me fillim në ora 19.

A do të përsëritet shikueshmëria e vitit të kaluar, këtë pyetje e kanë bërë edhe “Intelektualët”, të cilët mëtojnë të përsërisin spektaklin e vitit të kaluar.

Ja postimi i plotë i Intelektualëve.

 

Po përsëritet !!

Intelektualë dhe qytetarë të Gjilanit , a jeni gati ta përsëritim rekordin e vitit kaluar me më së shumti tifoz në një ndeshje volejbolli?

Të mërkurën nga ora 19:00 e vazhdojmë atë që e bëmë vitin e kaluar! 
Kampionet e Kosovës së bashku me ne do ta mbrojnë titullin . Kampionet në parket dhe kampionet në tribunë do shihemi së bashku në palestrën “Bashkim Selishta – Petriti”

KV DRITA vs KV Kastrioti ( Gjysmëfinalja e play off)

You Might Also Like