Sportet me dorë

Ilazi: Një trofe u fitua, synojmë edhe të tjerët

Pas ndeshjes me Kastriotin e Ferizajt, Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e arritur. Ai ka përgëzuar lojtaret e veta për këtë sukses.

“Jam shumë i kënaqur që dy herë radhazi fituam Kupën e Federatës dhe ajo që më gëzon më së shumtiu është vazhdimësia e fitoreve tona. Neve na gëzon ky trofe dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me lojëra të tilla dhe me këtë ritëm të fitoreve t’a ngremë edhe më lartë lojën tonë dhe duke pasur parasysh që këtë vit morën pjesë në garat evropiane, pamë se si luhet në këto gara dhe besojmë se herën tjetër do të paraqitemi më mirë”, ka thënë Ilazi.

Lufta për titull të kampionit mbetet e hapur, kurse Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës është i vetëdijshëm se edhe ekipet tjera do të përforcohen. Ilazi thotë se do të mundohen që sërish të jenë ekipi kryesor në kampionat dhe do të vëzhgojnë ekipet kundërshtare se çfarë përforcime po sjellin, kurse as Drita nuk do të rrijë duarkryq. “Rivaliteti po rritet në Kosovë dhe kjo na gëzon. Por ne do t’ia bëjmë mundim dhe synojmë trofetë”, ka thënë Ilazi.

You Might Also Like