Libri

Ibrahim Kadriu fitues i orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut 2017”

Në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen në kuadër të Manifestimit kulturor “Flakadani I Karadakut 2017” është edhe mbajtur Ora e madhe letrare e “Flakadanit të Karadakut”, në të cilën kanë marrë pjesë poetë nga vise të ndryshme shqiptare si nga Presheva, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe qendra të ndryshme nga Kosova. E veçanta e kësaj ore letrare ishte pjesëmarrja edhe e poetëve nga “Unioni i shoqatave shqiptare që veprojnë në Suedi”.

Këtë ngjarje e shpalli të hapur drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kaltrina Sylejmani, e cila ndër të tjerash ka theksuar se pjesëmarrja e poetëve e krijuesve nga anembanë tokat shqiptare, po nderojnë figurën e dëshmorit Nijazi Azemi, por edhe Vitinë dhe gjithë Manifestimin Flakadani i Karadakut.

Ndërsa në emër të këshillit organizativë, Ismajl Baftjari ka përmendur rrugëtimin e Flakadanit për 16 vite me radhë, ndërkohë që edhe zgjerimin e orës letrare e ka vlerësuar si shumë të suksesshme, kurse është shprehur se Flakadani i Karadakut është vet fytyra dhe shpirti i Nijazi Azemit.

Juria profesionale vendin e parë i ka ndarë Ibrahim Kadriut, vendin e dytë Bilall Maliqi dhe vendin e tretë Kristinë Docaj. Ndërsa për vepër jetësore, u nderua poeti Agim Vinca.

Në këtë orë letrare, u promovuan edhe dy libra të autorëve Ramadan Reshitaj e Ahmet Bella, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Suedi.Aziz Zuka

 

You Might Also Like