Futboll

Humbje që dhemb

Pas ndeshjes Gjilani – Trepça ’89, të cilën e fituan mysafirët 1:2, deklaratat e dy kryetrajnerëve ishin të ndryshme.

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit, tha se ishte kjo një humbje që dhemb. “Nuk e merituam të fitojmë. Te goli i parë nuk pati bashkëpunim në mes të portierit dhe vijës mbrojtëse. Patëm shumë rast e nuk i shfrytëzuam. Me ato aq shumë raste e me një efikasitet të tillë nuk e merituam të fitojmë”, tha Morina.

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Bekim Shotani, tha se Gjilani është një klub i organizuar e me traditë. “Te ne u ngrit motivi edhe pse ishim pa dy lojtarë në fushë. Nga ekipi i ynë u larguan 10 lojtarë gjatë verës. Kjo është vetëm një betejë e fituar, ngase lufta sapo ka nisur”, ka thënë Shotani./Kryelajmi/.

You Might Also Like