Sportet me dorë

Humb KB Drita

Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani nuk e ka nisur mirë kampionatin në Ligën e Parë. Ekipi gjilanas është mposhtur në ndeshjen e parë që e ka zhvilluar në Pejë ndaj ekipit Borea, ekip ky që me leje speciale ishte inkuadruar në këtë ligë. Borea ishte më e mirë se Drita për 13 pikë, andaj ka ngadhënjyer me rezultat 70:57.

Duhet cekur se te ekipi pejan inkuadrohen disa lojtarë që nuk kanë zënë vend te KB Peja, derisa Drita është dobësuar shumë këtë verë, ngase shumë nga lojtarët e saj kanë kaluar te ekipet e tjera.

You Might Also Like