KRONIKË E ZEZË

Humb jetën traktoristi

Një aksident trafiku që ka ndodhur me 25.06.2017, rreth 18:50, në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit ka qenë fatal për një traktorist, i cili ka ndërruar jetë pas dy dite. Siq ka theksuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës I Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, në aksident kanë qenë të përfshirë  një makinë bujqësore (traktor) dhe një veturë me targa vendore, ku lëndime të rënda trupore kishte pësuar pasagjeri i makinës bujqësore-traktorit A.N. (1940) me vendbanim ne Verbicë të Zhegocit Komuna e Gjilanit, ku prej asaj date ka qenë i shtrirë në QKUK në Prishtinë, kurse me 27 qershor 2017,jemi informuar nga një familjar i tij se i lartcekuri ka ndërruar jetë rreth orës 07:25 minuta të mëngjesit. Është informuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të procedohet në Gjykatë.

You Might Also Like