LAJME

Haziri thotë se nuk ka asgjë të kundërligjshme, PDK i kërkon dorëheqjen

Prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe se ata nuk  posedojnë shkresën zyrtare, ka thënë Haziri e në PDK është theksuar se në Gjilan janë bërë shkelje të shumta ligjore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas lajmit për ngritjen e aktakuzës së prokurorisë, ka dhënë një deklaratë për media në të cilën ai ka thënë se Prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe se ata nuk  posedojnë shkresën zyrtare.

Para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme. Ai ka thënë se administrata e re ka filluar së zbatuari ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, duke bërë menaxhiminn e parkingjeve dhe pronës publike në bazë të ligjit dhe duke shfrytëzuar të gjitha procedurat konform ligjit.

Prandaj, nuk ka asgjë të vërtetë aty. Përkundrazi, nga një shfrytëzim kundërligjor i parkingjeve, e kam kthyer në shfrytëzim sipas ligjit dhe atë në mënyrën më transparente të mundshme.

Dikujt i ka penguar kjo, por koha do ta dëshmojë”, thuhet në deklaratën për media të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe dega e PDK-së në Gjilan, sipas së cilës doli ashtu siç e tha PDK-ja e Gjilanit
Gjilanit. Sipas kësaj dege, kjo është vetëm një hap i drejtësisë për të parandaluar dhe dënuar shkeljet e shumta ligjore që janë bërë nga komuna e Gjilanit, përmes tenderëve që e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e varfër komunal.
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, para dy viteve ka ngritur zërin e saj në Kuvendin Komunal të Gjilanit, për shkeljet serioze që janë bërë me ankandin publik të parkingjeve dhe me kohë ka denoncuar këtë rast në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. Mirëpo, ndikimi i kryetarit të Gjilanit, në këtë institucion të drejtësisë përmes joshjes së punësimeve favorizuese të familjarëve të prokurorëve, ky rast ishte mbyllur ndaj tij.
Prokuroria Speciale e shtetit, ka vazhduar hetimet pas kërkesës së asmableistëve të PDK-së në KK Gjilan, të cilat kanë rezultuar me ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Gjilanit, i cili tashmë do të duhej të shqyrtojë pozicionin e tij si kryetar i komunës.

“Punët e hajrit” paskësh qenë për Lutfi Hazirin, e jo për qytetarët e Gjilanit. Qeverisja komunale e Lutfi Hazirit është skajmërisht e korruptuar, ku muaj më parë janë ngritur po ashtu aktakuza ndaj zyrtarëve komunal dhe drejtorit të Urbanizmit. Në qytetin e Gjilanit ka vite që po mbretëron kaosi dhe anarkia institucionale, ka zhvatje të buxhetit komunal përmes tenderëve të korruptuar, përmes ndërtimeve të egra dhe pa leje ndërtimore, punësime të paligjshme, përmes joshjes dhe korrupsionit po bëhet pasurimi i shpejt i zyrtarëve të LDK dhe të qeverisjes komunale. Ndërsa në anën tjetër, kryetari Haziri, proklamon “punë të hairit”. Po, “punë të hairit”, por jo për qytetarin dhe komunën. Ky slogan, paskësh qenë për vet kryetarin e Komunës.

 

You Might Also Like