Gjilan

Haziri: Secila familje bujqësore ka nevojë për prodhimet e Nutrivida

Gjilan, 30 maj 2019 –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri dhe ai i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë vizituar fabrikën kanadeze Nutrivida, duke parë nga afër punën që po bëhet aty.

Haziri e ka përgëzuar për punën pronarin, Alban Murati, ndërsa theksoi se produktet e kësaj fabrike janë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan.

“Produktet e Nutrivida janë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan dhe qytetet tjera të Kosovës, sepse është një ushqim në bazë organike dhe eliminon plehrat artificiale që kanë qenë me kimikate të rrezikshme dhe do të ushqej bimën dhe tokën për një produktivitet cilësor”, ka deklaruar Haziri.

Ndërsa, pronari i fabrikës  Nutrivida, Alban Murati, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e ofruar të Komunës në vazhdimësi.

Përndryshe, fabrika “Nutrivida Nutrients”, e cila është fabrikë kanadeze e plehrave artificial, e licencuar në Kosovë, është hapur në Gjilan javë më parë dhe është e para dhe e vetmja e këtij lloji në Ballkan.​

You Might Also Like