LAJME

Haziri: Sabit Zymberin do ta kujtojmë përgjithmonë si ikona e Radio Gjilanit

Gjilan, 13 shtator 2018 – Me rastin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Radio Gjilanit, Sabit Zymberi, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen e tij dhe komunitetin e gazetarëve. Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“E nderuara familje Zymberi,

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarisë gjilanase, njeherit themelues i Radio Gjilanit, Sabit Zymberit.

Sabitin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e madh në fushën e arsimit e gazetarisë, ndërkaq është bërë ikonë si themelues i Radio Gjilanit, mediumit që sivjet ka mbushur plot 45 vjet jetë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve. Qoftë  i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like