Gjilan

Haziri pret përfaqësuesit e MAN’it francez, në 21- vjetorin e partneritetit me Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën një delegacion të organizatës franceze MAN, në përbërje të Jean Yves Carlen, Jean Marc Muller dhe Marie Betinger.

Kryetari Haziri, pasi iu uroi mirëseardhje përfaqësuesve të kësaj organizate, i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Gjilanit, duke thënë se ky takim shënon 21-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit të Gjilanit me ta, e që ka pasuar partneriteti me Komunën e Luterbah dhe regjionin e Strasburgut, i cili është formalizuar në vitin 2001.

Haziri dhe përfaqësuesit e MAN’it, në këtë takim kanë vlerësuar lartë kontributin e veprimtarit Ilir Mustafa, i cili, siç tha kryetari Haziri, ka qenë kumbar i integrimit të komunave të Kosovës në Këshillin e Europës.

Po ashtu, përfaqësuesi i organizatës franceze MAN, Jean Yves Carlen, i konfirmoi kryetarit Haziri se janë duke punuar që një grup i të rinjve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), në krye me Djellza Selishën, sa më shpejtë ta vizitojë Francën, në një takim me të rinjtë atje për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave.

Jean Yves Carlen theksoi se për këtë çështje kanë kërkuar edhe mbështetjen rreth vizave dhe atë financiare nga Ambasada së Francës në Republikën e Kosovës. ​

You Might Also Like