Zgjedhjet 2019

Haziri: Nuk marr pjesë në debate të pështymës e të boksit

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit dhe kandidat i LDK-së për të qenë për herë të katërt kryetar i Gjilanit, i pyetur nga gazetarët për mospjesëmarrjen e tij në një debat zgjedhor, ka thënë se ka qenë pjesëmarrës në një tubim përkujtimor të organizuar në Zvicër për veprimtarin Ilir Mustafa, i cili kishte ndërruar jetë para pesë muajve. Haziri, ka thënë se asnjëherë nuk u ka ikur debateve ku flitet për programe e zhvillim dhe ka shtuar se nuk do të merr pjesë në debate që ai i ka quajtur të pështymës e të bokseve, ngase siç ka thënë Haziri koha e muskujve dhe e stupcave ka kaluar dhe tashti duhet të flitet vetëm për programe dhe projekte.

You Might Also Like