Gjilan

Haziri ndan mirënjohje Post Mortum për ish-kryetarët e Gjilanit dhe çlirimtarët

Gjilan, 15 qershor 2019 – Për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje Post Mortum ish – krytarët e Gjilanit, Faik Haziri, Milaim Zeqiri, Bejtullah Ismajli e Xhemajl Hyseni.

Gjatë ditës, kreu i Gjilanit ka nderuar me mirënjohje edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nehat Ibrahimi dhe Xhevdet Mehmeti, i cili është kryetar i OVL UÇK’së në Gjilan.

“Sot po i nderojmë figurat dhe autoritetet që kanë dhënë kontribut të veçantë në rritën, zhvillimin dhe prosperitetin për komunën tonë, në këtë rast ish – kryetarët e Gjilanit dhe çlirimtarët,  në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit. Respekt deri në gjunjëzim për krejt ata njerëz që kanë bërë shumë për vendin”, ka deklaruar kryetari Haziri.

You Might Also Like