Industri

Haziri: Hapja e fabrikës “Vinex” do të ndikoj direkt në zhvillimin ekonomik të regjionit të Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidat edhe për një mandat qeverisës, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së kompanisë “Vinex” në Viti, e cila merret me prodhimin e tekstilit, kryesisht pantollona.

“178 punëtorët këtu janë me fat që kanë gjetur punë në këtë fabrikë. Jemi të lumtur që kemi këso ndërmarrës që kanë arritur të sjellin investitorë nga Gjermania dhe ta eksportojnë mallin në Europë. Definitivisht, heronjtë e ditëve të sotme janë ata  që krijojnë vende pune dhe në këtë mënyrë t’i mbajnë familjet e tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri ka thënë se kjo fabrikë do të ndikoj direkt në zhvillimin e ekonomik të regjionit të Gjilanit.

Bashkëpronarët e fabrikës “Vinex”, Haqif Ibrahimo, Halil Rexhepi, Idriz Ibrahimi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për përkrahjen e madhe që i ka dhënë këtij biznesi.

Ndryshe, investitor në këtë fabrikë është, Horst Wegener nga Gjermania.

You Might Also Like