Gjilan

Haziri e Minxhozi vizitojnë familjen Abazi për t’i ofruar mbështetje

Gjilan, 30 nëntor 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me abasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilët shoqëroheshin edhe nga atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë në këtë Ambasadë, Gjenerali Conbalaj, nënkryetari i Komunës, këshilltarët komunal e drejtorët e institucioneve, kanë qëndruar sot për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë e saj pas tërmetit në Shqipëri.

Ambasadori Minxhozi, në emër të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për familjen Abazi, derisa i ka konfirmuar vendimin e qeverisë shqiptare për ndarjen e mjeteve financiare për këtë familje në vlerë prej 16 mijë euro.

Ndërkaq, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit po vazhdon koordinimin për mbledhjen e ndihmave për familjen Abazi, duke apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që mjetet financiare t’i derdhin në xhirollogarinë zyrtare ose drejtpërdrejtë në familje.

Kryetari i Gjilanit ka anuluar të gjitha aktivitetet festive dhe kulturore për nder të 28 nëntorit, ndërsa mjetet e parapara financiare në vlerë prej 4 mijë euro i dedikohen familjes Abazi, përderisa Qeveria e Kosovës ka ndar 20 mijë euro.

Kjo është xhirollogararia zyrtare:

FFK – INICIATIVË PËR NDIHMË FAMILJES ABAZI

FAMILJA ABAZI / 60000 GJILAN

NR. i KONTOS: 1960004798031154

NR i IBAN: XK05 1960 0047 9803 1154

BIC/SWIFT: NCBAXKPRXXX

Banka: BANKA KOMBËTARE TREGTARE

You Might Also Like