Gjilan

Haziri e Demiri nënshkruajnë memorandum për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi

16 prill 2019  –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për Programin për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.

Kryetari Haziri, pasi e ka ka falënderuar për përkrahjen ministrin e MZHR-së, Rasim Demiri, është zotuar se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Nga ana e tij, ministri Demiri e përgëzoi komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:  Zhvillimi i Infrastrukturës për bujqësi në Komunën e Gjilanit përmes ndërtimit të tregut të kafshëve”

You Might Also Like