Futboll

Haxhiu: Nuk e merituam këtë pikë

Kryetrajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu, është treguar tejet korrekt pas ndeshjes, duke theksuar se ekipi i tij nuk e ka merituar pikën e fituar në ballafaqim me Dritën e Gjilanit

“Pësuam gol nga largësia, Drita pati më shumë nga loja, sërish pësuam gol dhe sërish barazuam me fat. Kjo është loja më e dobët e jona në këtë kampionat, por sot na punoi fati. Më vije keq nga kolegu, por sot ne ishim shumë me fat”, ka thënë Haxhiu.

You Might Also Like