KRONIKË E ZEZË

Hajnat vodhën rreth 3000 euro në Xhaminë e Vitisë

Rastet e vjedhjeve në objektet e kulteve fetare në komunën e Vitisë janë përsëritur.Një vjedhje është kryer në xhaminë e qytetit të Vitisë, në natën e së enjtes së kaluar.Sipas policisë mbrëmë

persona të panjohur, kanë hyrë brenda xhamisë dhe kanë thyer dyert e Zyres së Këshillit të bashkësisë islame në objektin e xhamisë dhe kanë arritur të marrin rreth 3 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar edhe Husamedin Hoxha, kryetar i Këshillitë të Bashkësisë Islame të Vitisë.

Ai tha se xhemati kur kanë shkuar dje për ta falur namazin e sabahut, kanë vërejtur se aty gjatë natës kishte hajna.

Rasti menjëherë është paraqitur te Policia e Kosovës e cila me njësitet e saja përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht nuk ka persona të dyshuar, e hetimet rreth këti rasti janë duke vazhduar nga njesitet përkatëse të policisë.Të themi se ky është rasti I

dytë I vjedhjës në xhami pasi ditë më parë ishte vjedhur edhe në Xhamin e Pozharanit.Aziz Zuka

 

You Might Also Like