KRONIKË E ZEZË

Hajnat sërish “operojnë” në Pozharan të Vitisë

Policia në Viti, ka njoftuar edhe për një rast të vjedhjës së rëndë nga hajnat e maskuar e kësaj radhe cak i tyre ishte Marketi ”Shpëtimi” në Pozharan .Sipas policisë mbrëmë pas mesnate është vjedhur marketi “Shpëtimi” i cili gjendet në qendër të Pozharanit. Sipas pronarit të këtij marketi, hajnat e maskuar me forcë kanë thyer dyert e vetësherbimit dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve dhe një shumë të parave që ishte në arkë.

Gjithashtu pronari i këtij marketi shprehet se është i çuditur se si ka mundësi që edhe pse marketi është shumë afër stacionit policor /rreth 40 metra/ në këtë vendbanim dhe nuk është vërejtur asgjë nga ana e tyre. Të themi poashtu se para katër ditësh përkatëisht me 30 nëntor në Pozharan, janë kryer një seri e vjedhjeve të ngjashme /tri dyqane/ ku pronarëve të tyre u kanë vjedhur gjithashtu sasi të madhe të cigareve.Dyshohet se

është një grup i mirëorganizuar që po “operon” lirshem në këtë vendbanim, duke dëmtuar shumë biznese dhe që Policia e Kosovës nuk po mund t’u bie në gjurmë.Policia deri më tani nuk ka asnjë informacion për këto raste derisa janë parë se kanë shkuar në vendngjarje.

Është koha e fundit që në drejtim të sigurisë së pronës së qytetarëve organet përkatëse të jenë më të kujdëesëshëm dhe të angazhuar veqmas gjatë orëve të para të mëngesit. Sepse rasti i fundit tregon se tek qytetarët tashmë është krijua një panik se pronat e tyre janë të rrezikuara seriozisht dhe kërkojnë nga organet e rendit që të organizohën më mire dhe të jenë efikas në zbardhjën e ktyre rasteve dhe të kapin hajnat.Aziz Zuka

You Might Also Like