Viti

Grande të reja financiare edhe për këtë vit ndahen nga Projekti  ReLOaD për komunën e Vitisë

 Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i ka dorëzuar sot grante financiare dhjetë organizatave të shoqërisë civile (OShC) përfshirë edhe të komunës së Vitisë.

 

Në ceremoninë e nënshkrimit të granteve ishte i pranishëm edhe zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, por edhe përfaqësues të komunave partnere, OSHC-ve, anëtarë të Bordit të Partnerëve dhe akterë relevantë. OShC-të përfituese konkurruan në një thirrje publike me propozime zhvillimore të bazuara në projekte, duke synuar të kontribuojnë në arritjen e prioriteteve të komunave dhe të sigurojnë përfitime më të mëdha për komunitetet lokale.

 

Në Kosovë, projekti përfshin pesë komuna, Istogu, Lipjani, Vitia, Kamenica dhe Zveçani, me qëllim të përforcimit të demokracisë pjesëmarrëse në nivel lokal, zgjerimin e marrëdhënieve efektive mes qeverive lokale dhe OShC-ve, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të OSHC-ve

                                                    Aziz Zuka

You Might Also Like