Sportet me dorë

Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” i pari në basketboll në garat rajonale

Ekipet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në basketboll, sin ë konkurrencën e femrave ashtu edhe në atë të meshkujve kanë dalë të parët në garat rajonale në basketboll ndër shkollat e mesme të Rajonit të Anamoravës.

Në ndeshjet që janë zhvilluar në Dardanë (ish- Kamenicë), basketbollistet dhe basketbollistët e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë dalë më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre nga Dardana, Artana (ish-Novobërda) dhe Vitia.

Ekipi i meshkujve, fillimisht pati më shumë punë në ballafaqimin me ekipin nga Vitia e më pas në finale ngadhënjeu bindshëm, derisa ekipi i femrave ishte i pakonkurrencë dhe me plot meritë zuri vendin e parë.

Ekipi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është udhëhequr nga pedagogët e Kulturës Fizike, Selami Haziri dhe Reshat Syla.

Basketbollistët e gjimnazit më pas do të vazhdojnë garimin në garat republikane, kurse deri atëherë ata po përgatiten për këto gara.

You Might Also Like