Futboll

Gjilani – Vushtrria zhvillohet në Ferizaj, ja reagimi i Skifterave

Kryesia e SC Gjilanit ka vendosur që ndeshjen e nesërme në kuadër të garave të Kupës së Kosovës ta zhvillojë në Ferizaj duke paraqitur si arsyetim gjendjen e fushës në stadiumin “Agim Ramadani”. Ky vendim i kryesisë ka ardhur pa paramendim,madje as nuk janë njoftuar e as konsultuar tifozët e klubit Skifterat.

Po supozojmë se arsyetimi i klubit qëndron, por cila është arsyeja që klubi nuk i fton tifozët për mbështetje maksimale në të vetmen garë në të cilën synon trofe, e mos të flasim për të iu dal në ndihmë tifozëve të cilët po shkrijnë gjithçka nga vetja e tyre per të mbështetur këtë klub ?!!

Secili klub ka nevojë për mbështetje të tifozëve, por me gjasë dikush po mendon se ndeshja me Vushtrrinë do të kalohet e lehtë, dhe le të mbetet ashtu sepse në çdo rast tjeter do të djegim gjithçka që na del para vetes.

Si pasojë e zhvillimeve në ndeshjen e fundit si musafir dhe vendimit të klubit për të zhvilluar ndeshjen në Ferizaj, kryesia e Skifterave dje në mbledhjen e mbajtur del me këtë vendim:

– Nuk do të ketë udhëtim të organizuar për ndeshjen Gjilani : Vushtrria që do të zhvillohet në Ferizaj.

– Nuk do të ketë paraqitje të organizuar për ndeshjen Gjilani : Vllaznia e cila nuk dihet ku do të zhvillohet.

– Gjatë javës do të ndiqen me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet dhe rezultatet në kuadër të dy ndeshjeve të lartëpërmendura dhe do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme.

– Do të mbahet Mbledhje e Përgjithshme për të ndërrmarrë masat e nevojshme ndaj të gjithë personave të cilët kanë thyer rregullat e mbrendshme të tifogrupit dhe kanë kryer veprime të pahijshme të cilat kanë shkaktuar eskalimin e situatës në Drenicë.

– Do të ripërcaktohen format e organizimit të mëtutjeshëm gjatë zhvillimit të garave.

Faleminderit,

Kryesia e Skifterave.

You Might Also Like