Futboll

Gjilani triumfon në miqësoren kundër Llapit

Gjilan, 20 Korrik 2019-Kuq e bardhët kanë triumfuar në ndeshjen e sotme kontrolluese kundër ekipit llapjan, KF Llapi.

Realizator i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Fiton Hajdari, i cili në pjesën e dytë me golin e tij i dha epilogun final këtij takimi.

Vlenë të theksohet se futbollistët e Gjilanit sot zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë ku krijuan shumë raste të mira shënimi, bile një herë qëlluan shtyllën dhe një herë tjetër traversen dhe treguan formë të lartë sikurse fizikisht poashtu dhe teknikisht që rezultoi me posedimin e topit në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Ndeshja ishte me ritëm të lartë përgjatë 90 minutave ku u pa një futboll i bukur për sy para të pranishmëve që ishin rreth 500 shikues për ta ndjekur ndeshjen e sotme nga afër.

Në ditën e sotme u pa lojë hapur nga dyja skuadrat në fushën e blertë, tregues i mirë se skuadra e Gjilanit po mer formën e duhur para fillimit të këtij edicioni në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

You Might Also Like