Futboll

Gjilani do t’i vazhdoj përgatitjet në Mavrovë

Gjilan, 6 Korrik-Ekipi i Gjilanit i udhëhequr nga kryetrajneri i skuadrës ,Gentjan Mezani ditën e nesërme udhëton drejt Maqedonisë Veriore më saktësisht në Mavrovë, ku do ta vijoj fazën përgatitore për edicionin e ri gaures në Ipko Superligë.

Fillimisht skuadra e Gjilanit fazën e dytë do ta vijoj në shtetin fqinjë, ku gjatë qëndrimit në Mavrovë kuq e bardhët do të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese dhe me kohë do ju informojmë për kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit gjatë kësaj faze.

Ekspedita e udhëhequr nga Mezani do të qëndroj për 7 ditë në shtetin fqinjë të Maqedonisë së Veriut dhe pas Mavrovës skuadra do të kryej edhe një fazë tjetër jasht qytetit të Gjilanit, me vendin dhe datën për të cilat do ju informojmë ditëve në vijim.

Skuadra udhëton pa dyshen Keita Aziz dhe Keita Razak, të cilët për shkaqe burokratike nuk do të mund ti vijojnë përgaditjet me ekip.

Në listën e futbollistëve udhëtues përveq transfereve të fundit dhe futbollistëve nga edicionet e kaluara, risit janë Jurgen Peqini dhe Muhamet Dubova të cilët po qëndrojnë në prova disa ditore në klubin e Gjilanit dhe tre futbollistët nga akademia e klubit, Aulon Korbi, Lavdrit Mehmeti dhe Blend Jakupi, të cilët i janë bashkangjitur ekipit të parë në këtë fazë të përgaditjeve.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të futbollistëve të cilët udhëtojnë me skuadrën drejt Mavrovës.

 

You Might Also Like