Futboll

Gjilani rikthehet fuqishëm

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe  derisa në udhëtim e ka mposhtur me rezultat të pastër ekipin e Ferizajt 0-2.

Golat për ekipin e Sadat Pajazitit i realizuan Wilber Perez dhe Edon Sadriu.

Ferizaj – Gjilani 0-2

-Mbyllet ndeshja!

90+1′ Vilfor Hysa (Gjil) gjuan për mrekulli, por Kaqar e largon topin nga vija e portës.

87′ Goool. Edon Sadriu (Gjil) realizon me kokë pas harkimit të Vilfor Hysës 0-2.

65′ Albert Kaqiku (Fer) gjuan nga largësia, por vetëm pranë portës.

62′ Goool. Wilber Perez (Gjil) pasi pranon një top të bukur nga mesi i fushës gjuan me parabol dhe realizon për 0-1.

52′ Ansi Nika (Gjil) gjuan me kokë pas harkimit të Trevin Ceasar, por pret Armend Blakçori në dy kohë.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

41′ Albert Kqiku (Fer) gjuan nga largësia, por pret Donat Kaçiu.

30′ Ervin Kaqar (Fer) gjuan me të majtën, por mbi traversë.

12′ Trevin Caesar (Gjil) gjendet në pozitë të mirë shënimi pasi u shërbey nga Fisnik Papuçi, por goditjen e tij e pret ‘gardiani’ Armend Blakçori.

-Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Blakçori, Kaqar, Kaqiku, Marku, Mone, Asani, Qupi, Hamiti, Haxhaj, Berbatovci, Gashi. Kryetrajner: Afrim Tovërlani

Gjilani: Kaçiu, Magani, Kastrati, Papuçi, Halili, Jefferson, Mustafa, Caesar, Nika, Hysa, Perez. Kryetrajner: Sadat Pajaziti

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Meriton Berisha, Bekim Rama, Besfort Kasumi

Stadiumi: “Dardania” – Ferizaj

You Might Also Like