Gjilan

Gjilani me projektin për orientim në karrierë, garanton profesionalizëm dhe punë në të ardhmen

Gjilan, 21 maj 2019 – Në Komunën e Gjilani është bërë sot prezantimi i projektit të këshillimit dhe orientimit në karrierë të nxënësve të 33 shkollave të Gjilanit, që financohet nga Qeveria e Luksemburgut, në implementim të përbashkët me Ministrinë e Arsimit, Komunën e Gjilanit dhe shkollat.

Projekti është i orientuar në kryesisht në orientimin e të rinjëve të cilët përfundojnë shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Ndërsa, fokusi për nxënësit do të jetë pikërisht nga mësimdhënësit e lëndëve mësimore Teknologji Informative dhe lënda Jeta dhe Puna dhe të gjitha testimet dhe matjet që bëhen për të konstatuar orientimin më të mirë të mundhshëm do të jenë në koordinim të plotë me institucionet arsimore, prindërit dhe vlerësimet sipas projektit të shpalosin dinamikën, nivelin dhe kapacitetet që do të ketë Komuna jonë gjatë të ardhmes.

Në fjalën e tij, drejtori i Arsimit Nazim Gagica, ka thënë se është një moment me shumë rëndësi për fushën që trajton dhe rëndësia e tij na tërheqë të gjithëve për orientimin e duhur të fëmijëve gjatë të ardhmes në profesion dhe punë.

“Është një fat i madh që ky projekt po ndodh në 33 shkollat e Gjilanit. Qeveria e Luksemburgut me financimin e këtij projekti po u jep mundësi shkollave që të krijojnë një pasqyrë të saktë të nxënësve për të ardhmen dhe për zhvillimin e shkencës, përmes orientimit të hershëm në profesion dhe punë. Të gjitha shkollat do të kenë pavarësinë e tyre në këtë proces, sepse do të shfrytëzohet platform online për realizimin e testimeve dhe veprimin njëkohësisht në bazë të rezultateve”, ka thënë drejtori Gagica.

Përndryshe, ky projekt është i vazhdueshëm e do të filloj me fazën e parë që ka të bëjë me trajnimet për mësimdhënësit dhe përdoruesit e sistemit online, pastaj në të ardhmen në fazën tjetër janë përgatitjet, testimi etj.

You Might Also Like