Gjilan

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të dr. Rexhep Sefiut

Gjilan, 11 janar 2019 – Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të shtunën mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të stomatologut të njohur gjilanas, dr. Rexhep Fetiu.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po ndahemi nga një njeri i cili na e ka bërë shëndetin më të mirë.

“Po ndahemi nga njeriu i cili na ka bërë shëndetin më të mirë dhe jetën më të lehtë, me krejt atë kujdes dhe atë miqësi që ta ka ofruar. Kujdesi profesional dhe njerëzor i doktor Rexhës, do të mbetet gjithmonë shembulli më i mirë i mjekut, mikut dhe qytetarit të nderuar”, ka deklaruar Haziri.

Në emër të kolegëve ka folur anesteziologu i njohur i Gjilanit, dr. Ukshin Ismajli, i cili ka rrugëtuar me dr. Rexhepin që nga viti 1982.

“Ajo që është e jashtëzakonshmja e dr. Rexhës, është se ai asnjëherë nuk diti ta ofendojë dhe të flasë keq për asnjë kolegë të tij. Sot, doktori iku nga ne, por puna, vepra dhe kolegialiteti i tij, do të jetojnë përgjithmonë”, ka thënë Ismajli.

Në emër të Odës së Stomatologëve të Kosovës ka folur dr. Musa Qazimi, ndërkaq në emër të familjes, të pranishimit i ka falënderuar bashkëshortja e Rexhep Sefiut, Ajhanja.

Varrimi i të ndjerit bëhet të dielen, në fshatin Remnik të Vitisë.​

You Might Also Like